Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë këtë të Premte, në sfidën e parë eliminatore për Botërorin 2026.
Sfida do të luhet në mitikun legjendar “Wembley”, aty ku ekipi i Silvinjos do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe.
Në prag të kësaj përballje, FSHF, ka zbuluar se Shqipëria do të luajë me fanellat e zeza. Ndryshe nga hera e fundit në Londër ku luajtën me fanellat e bardha, këtë herë lojtarët e Kombëtares do të zbresin në fushë me bluzat e treta.
Ndeshja Angli-Shqipëri do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
/tvklan.al