Dëmtimet dhe mungesat, probleme për skuadrat

Dëmtimet dhe lojtarët e larguar te skuadrat përfaqësuese kanë penguar Skënderbeun dhe Tiranën të stërviten të plotë. Të dy trajnerët si Ilir Daja i korçarëve dhe Julian Ahmajat i bardhebluve duan edhe pak kohë që të vendosin formacionin për ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 16:30 në stadiumin e Korçës.

Kemi patur probleme këto kohë me dëmtimet dhe deri tani nuk kemi përdorur të njëjtin formacion. Kemi patur mungesa pasi kishim lojtarë me kombëtaren U21 dhe të dëmtuar. Praktikisht e kemi patur grupin të plotë vetëm për 2 ditë”, tha Daja.

“Shumë futbollistë kanë qenë pjesë e Kombëtares. Kemi pasur dhe dëmtime, që disa prej lojtarëve kanë një kontroll të fundit te ortopedi. Më pas do të shohim se si do të jetë”, u shpreh Ahmataj.

Gjithsesi të dy ekipet duan 3 pikët për të mos humbur garën me rivalët. Skënderbeu nuk fiton me Tiranën prej më shumë se 2 vitesh.

Tv Klan