Përballje për kreun në Superligë

Posta

Përballje për kreun në Superligë

16:53 26/10/2019

Partizani pret Kukësin, Teuta shkon në Ballsh  

Java e 10 e Superligës dhe e para për fazën e dytë sjell dy përballje direkte për kreun e renditjes. Të dielën Bylis pret Teutën në Ballsh. Skuadra vendase gjendet në vendin e dytë të renditjes me një pikë më pak se Partizani dhe një më shumë se Teuta dhe pritet që ndeshja të jetë tejet e luftuar. Ballshiotiët nuk i ka thyer askush në shtëpi ndërsa durrsakët e Bledi Shkëmbit shkojnë vetëm për fitore. Takim tjetër i rëndësishëm do të jetë mes Laçit dhe Vllaznisë. Shkodranët janë në vend të tretë ndërsa kurbinasit në zonën e ftohtë të renditjes.

Mirsan Jonuz, trajner i Vllaznisë: Të dyja skuadrave iu duhen pikët. Unë kam punuar përditë që të krijoj një Vllazni kompakte, që mund të luajë e fitojë kundër çdo kundërshtari. Para dy javësh ka marrë edhe trajnerin e ri. Kundërshtari i nesërm ka mjaft kualitete brenda vetes.

Laçianët drejtohen nga shkodrani Armando Cungu. Do të jetë e vështirë edhe për Tiranën në transfertë. Bardheblutë tashmë me trajner të ri, Julian Ahmantaj, i cili ishte trajner i gjirokastritëve nga Janari deri në Maj të këtij viti. Të hënën luhet Flamurtari – Skënderbeu dhe Partizani – Kukësi.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT