Vllaznia do përballet me Teutën në Durrës

Java e 22 e Superligës sjell dy supersfida. Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. Në Durrës shkodranët do të tentojnë të rikthehen në shina, madje drejtori sportiv Matko Djarmati pas një mbledhjeje me stafin teknik të skuadrës ku kanë evidentuar se janë dy faktorë që kanë ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të fundit.

“Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje. Nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javë”.

Tek Teuta në javët e fundit po përjetojnë situatë të mirë sportive por me ngjyra besëtytnie. Mungesa e trajnerit apo lojtarëve në konferencë për shtyp, mendohet se ndikon tek përqendrimi i lojtarëve në fushë.

Kukësi Kërkon çdo pikë të mundëshme për të kapur një vend në Europë dhe përballë Laçit nuk do ta ketë të lehtë pasi me Shpëtim Duron kurbinasit janë bërë të frikshëm.

Partizani ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Apolonisë së cilës duhet ti japë rëndësinë e duhur pasi është në pozicion të kërcënuar nga skuadrat ndjekëse.

Tirana do të presë Bylisin. Orges Shehi nuk e ka të gjithë skuadrën në dispozicion dhe kjo e rrit shkallën e vështirësisë. Në ndeshjen tjetër Skënderbeu pret Kastriotin. Krutanët janë favoritë të ndeshjes. Të gjitha takimet do të luhen këtë të mërkurë

Tv Klan