Përballje të forta në Champions

Posta

Përballje të forta në Champions

16:08 18/09/2019

Atletico – Juve dhe PSG – Real më të spikaturat e mbrëmjes

Përballjet e forta në Champions League nuk do të mungojnë edhe të mërkurën. Atletico Madrid do të presë Juventus që vitet e fundit i është kthyer në një synim të pandarë fitimi i titullit kampion europe.

Sezonin e kaluar ekipi italian ia doli ta eliminojë atë spanjoll në fazën e 1/8. Për trajnerin Maurizio Sarri do të jetë një garë e vështirë.

“Do të luajmë për të fituar. Janë 5 skuadra favorite. Edhe Atletico ka lojtarë të mirë që mund të fitojnë kundër çdo ekipi. Të mbërrish deri në fund është e vështirë për të gjithë, duhet dhe pak fat”.

Te Atletico shpresojnë që skuadra të japë sa më shpejt rezultat.

“Kemi shumë lojtarë të rinj, disa pa përvojë në Champions. Po i shpjegojmë shumë gjëra, shpresojmë që të minimizojmë gabimet, që të bëjmë gjëra të mëdha”, thotë Diego Simeone.

Një tjetër përballje e fortë parashikohet ajo mes Paris Saint Germain dhe Real Madrid. Skuadra franceze nuk ka lojtarë të rëndësishëm në dispozicion.

Mbappe dhe Cavani të dëmtuar dhe Neymar i pezulluar. Të dy ekipet janë përballur së bashku gjatë viteve të fundit. Ndeshjet e së mërkurës mbyllin javën e parë të Champions League.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi