Tirana luan me Egnatian, Partizani pret Laçin

Tirana dhe Partizani janë në garë për vendin e parë të renditjes. Bardheblutë janë 3 pikë para dhe duhet të mbajnë pozitat kryesuese por në javën e 20 kanë një ndeshje të vështirë me Egnatian që është e uritur dhe këtë sezon po tregon se kërkon të shkojë në Europë.

Egnatia gjendet në vendin e 5 të renditjes, por shumë pranë me zonën europiane.

Nga ana tjetër, të kuqtë presin Laçin. 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit e kanë lëkundur besimin e futbollistëve për të fituar trofeun. Trajneri Colella vuan mungesën e Bitrit në mbrojtje dhe Skukës në sulm, dhe në sfidën e radhës duhet të bëjë zgjedhjen e duhur.

Në ndeshjet e tjera të Javës së 20, Kastrioti pret Erzenin, Teuta Bylisin ndërsa Vllaznia do të luajë me Kukësin.

Tv Klan