Trajneri Silvinjo thotë se në 2 ndeshjet që do të mbajë Kombëtarja me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe, risi do të jetë Muçolli. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, trajneri Silvinjo shprehet se për 2 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve që do të zhvillojë Kombëtarja, do të jenë të gatshëm 24 lojtarë.

“Kemi 2 finale shumë të rëndësishme. Në të gjithë këtë fushatë kualifikuese, ne kemi grumbulluar në total 40 lojtarë, po t’i marrim nga ndeshja e parë e deri më tani, ndërkohë që për këto 2 ndeshje të fundit, ne kemi thirrur 24 lojtarë dhe nga këto është Muçolli që vjen për herë të parë nën drejtimin tim. Mihaj është i dëmtuar dhe për këtë raste nuk mund të ishte i gatshëm. Në pjesën e mbrojtjes kemi lojtarë për të plotësuar mungesën e tij. Në sulm kemi 2 lojtarë, siç janë Cikalleshi dhe Daku. Kemi edhe 2 lojtarë të tjerë që mund të luajnë shumë mirë, Uzuni dhe Seferi. Çuni është një lojtar shumë i mirë, ka një rol me Cikalleshin dhe me Dakun. Në këtë rast, kemi nevojë për një sulmues anësor sepse në sulm jemi të mbipopulluar në njëfarë mënyre dhe për këtë arsye, kemi thirrur Muçollin. Kemi 2 ndeshje vendimtare që mund të vendosin të ardhmen tonë, mund të shkojmë në Evropian. Kemi marrë Muçollin, është lojtar shumë teknik dhe është i duhuri për ne në këto 2 sfida. Ishte i nevojshëm për këto 2 ndeshje. Po përgatitemi të luajmë ndaj një kundërshtari që nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani në Shqipëri siç është Moldavia”, shprehet trajneri Silvinjo.

Gjatë fjalës së tij, trajneri Silvinjo thotë se po përgatiten për 2 finale të rëndësishme dhe për çdo situatë me të cilën mund të përballen.

“Kemi 2 finale të rëndësishme. Jemi koshientë që kemi 2 finale të rëndësishme. Duhet të përgatitemi mirë për të dy gara. Presim një garë të rëndësishme. Duhet të përgatitemi mirë, frikë kurrë. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë”, deklaron Silvinjo.

Përballjet e Kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe dhe Moldavinë mund t’i ndiqni falas në ekranin kampion KLAN.

/tvklan.al