Seferi mban ‘sekret’ të ardhmen, Çekiçi: Kemi forcën për të fituar grupin

Qershori rikthen kombëtaren shqiptare në fushë. Kuqezinjtë luajnë ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përballje tepër të rëndësishme për ekipin e teknikut, Edi Reja për pozicionimin e përfaqësueses sonë në grupin kualifikues.  

Sulmuesi Taulant Seferi pranoi se konkurrenca në repartin e avancuar nuk do e pengojë të jap maksimumin për të bindur teknikun, ndërsa për të ardhmen la gjithçka të hapur.

Mesfushori Endri Çekiçi kërkon një fanellë titullari për të treguar cilësitë e tij me skuadrën kombëtare. Kuqezinjtë luajnë në transfertën e Islandës me 6 qershor dhe katër ditë më pas presin Izraelin në stadiumin “Air Albania”.

Klan News