Përbërësi i kanabisit si shpresë për trajtimin e kancerit të pankreasit

Përbërësi i kanabisit si shpresë për trajtimin e kancerit të pankreasit

18:44 21/08/2019

Të prekurit nga kanceri i pankreasit përbëjnë vetëm 3 për qind të të gjithë të prekurve nga kanceri në SHBA. Por studimet parashikojnë se në vitin 2020, kanceri i pankreasit do të jetë shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri  duke parë se vetëm 20 për qind e të prekurve nga ky kancer arrijnë të mbijetojnë më shumë se një vit, dhe më pak se 8 për qind e tyre arrijnë ta përballojnë sëmundjen më shumë se 5 vite.

Megjithë lajmet dekurajuese nga kjo sëmundje, shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë një lajm të mirë. Në studimin e tyre publikuar në revistën “Frontiers of Oncology”, studiuesit thanë se një pjesë përbërëse e kanabisit ka shpalosur “potencial të rëndësishëm terapeutik” në trajtimin e kancerit pankreatik.

Flavonoidi i kanabisit, i quajtur FBL-03g, i cili ka potencial të madh terapeutik, në fakt përbën vetëm 0.14 % të bimës.

Asistent profesor në Harvad, Wilfred Ngwa, një prej shkencëtarëve që u mor me studimin tha se “përfundimi më i rëndësishëm në të cilin ka arritur studimi është se flavonoidet e kanabisit mundësojnë vrasjen e qelizave tumorale si në rastet me kancer lokal ashtu edhe në ato metastatikë. Kjo ka rëndësi jetike duke pasur parasysh se kanceri i pankreasit paraqitet refraktar ndaj terapive aktuale.

Ngwa tha se ky studim është i pari që demonstron potencialet për trajtimin e kancerit pankreatik. Përdorimi i flavonoideve të kanabisit pritet të rrisë jetëgjatësinë e të prekurve nga kanceri i prostatës, të cilët sipas shkencëtarëve kanë veçorinë që diagnostikohen vonë me sëmundjen e cila përhapet me shpejtësi.

Hapi i radhës për studiuesit e Harvardit është të përfundojnë studimet klinike deri në fund të vitit 2020, kur mund të hidhen edhe themelet për testime tek njerëzit, duke hapur kështu një dritare të re shprese për të prekurit nga kanceri i pankreasit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT