Përbërja që gjendet tek qumështi i gjirit dhe askund tjetër

Posta

Përbërja që gjendet tek qumështi i gjirit dhe askund tjetër

09:50 12/10/2019

Atë që krijon natyra, laboratori nuk realizon dot ende sot. Zbulohet se në qumështin e gjirit ekziston një antibiotik natyral, që jo vret vetëm mikrobet, por stimulon bakteret e mira në trupin e bebes. Përbërja quhet GML dhe është një lloj antibiotiku natyral, që gjendet në sasi shumë të larta në qumështin e gjirit, por që nuk gjendet tek qumështi artificial dhe as në qumështin vaksinë. Është e pamundur të riprodhohet apo të krijohet në mënyrë artificiale.

Sipas kërkuesve, kjo lloj përbërjeje është në gjendje të vrasë baktere si Stafilokoku Aureus, Bacillus Subtilis, Clostridium perfringens, gjë që asnjë qumësht tjetër nuk e bën dot, as qumështi i bagëtive apo i lopës.

Gjithashtu surpriza qëndron se GML është selektive, ndryshe nga antibiotiket, pasi ajo vret vetëm mikrobet e këqija dhe favorizon rritjen e florës bakteriale të mirë për organizmin. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Scientific Reports nga autori Donlad Leung i Natinal Jewish Health.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi