Zaev: Krijimi i bashkësisë së re islame është problem për sigurinë

Regjistrimi i institucionit të ri fetar “Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith” përplas themeluesit e kësaj bashkësie me përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare të BFI-së dhe shkakton reagime të shumta në opinion.

Kryetari i bashkësisë së re islame selefiste të regjistruar, Xhemal Jakupi u shpreh me fjalët se “nuk kemi sjellë diçka të panjohur për myslimanët, është një formë e organizimit dhe administrimit që është paralel, nuk është fe e ndryshme”

Ndërsa, Bashkësia Fetare Islame reagoi duke thënë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë.

“ Bashkësia fetare islame njofton të gjithë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë tonë, prandaj në mënyrë kategorike dhe të pakompromis do vazhdoj të mbrojë unitetin dhe dinjitetin të besimtarëve të vendit”

Edhe kryeministri Zoran Zaev, po ashtu e cilëson këtë bashkësi si problem për sigurinë.

“Në pjesën e bashkësive për fat të keq kemi radikalizëm. Jam informuar nga ministri i Drejtësisë që një gjykatë e jona ka bërë regjistrimin e një bashkësie të tillë fetare e cila në aspekt të sigurisë së shtetit paraqet problem. Besoj se vetë shërbimet kompetente do të futën në zgjidhjen e problemve të tilla”.

Klan Macedonia