Genc Nimanbegu pranon të futet në qeveri, të tjerët refuzojnë

Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu nga Lista Shqiptare në Mal të Zi që u mbështetën hapur nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, para zgjedhjeve parlamentare nesër do të kërkojnë postin e Zv/Kryeministrit në takimin e parë me mandatarin për Kryeministër Zdravko Krivokapic. Disa nga kërkesat e “Listës Shqiptare”, që fitoi vetëm një deputet në parlament janë decentralizimi, çështja e pronave dhe përfaqësimi i duhur në qeveri.

Befasi ka sjellë refuzimi nga koalicioni tjetër “Njëzëri” dhe Partia Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve që kanë refuzuar të hyjnë në qeverinë e re. Ish-Ministri në qeverinë e kaluar, Mehmet Zenka, tha se nuk e sheh veten në një koalicion me partitë që janë me program krejtësisht të ndryshëm dhe filoserb.

Njerëzit ndryshojnë nga sot në nesër. Ka nga ata që do të fluturojnë nga njëra anë në tjetrën, tha Zenka. Genci Nimanbegu, një nga drejtuesit e koalicionit Lista Shqiptare, tha se nëse partia e tij do të vijë në pushtet varet nga biseda me kandidatin për kryeministër, nga programi i ri qeveritar.

Kandidati për Kryeministër Krivokapiç ka afat për të krijuar një qeveri të re deri në 8 Nëntor. Shqiptari tjetër Dritan Abazoviç, që drejton Partinë URA shpreson të drejtojë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret. Ka qenë NATO dhe vendet e BE-së që kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë duke i hapur rrugën Abazovicit.

Klan Plus