Përçahet grupi parlamentar demokrat

Posta

Përçahet grupi parlamentar demokrat

19:46 14/10/2019

Shkarkohet kryetarja Rudina Hajdari

Përçahet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Më shumicë votash, anëtarët e saj kanë shkarkuar nga posti i kryetarit të grupit, Rudina Hajdarin dhe në vend të saj është zgjedhur deputeti Korab Lita, i cili ka bërë publik në Facebook lajmin.

Nga 9 anëtarë që ka ky grup, 7 kanë firmosur pro këtij ndryshimi. Deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi janë propozuar anëtarë, por që nuk kanë pranuar të firmosin për të qenë sërish në këtë grup parlamentar.

Ndryshimet e reja i janë paraqitur kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Rudina Hajdari. Ajo shkruan ne Facebook: “Ju siguroj se unë jam në krye të grupit parlamentar demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet më shumë”.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi