Opozita e Kosovës nuk ka një qendrim të përbashkët për takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, për ti gjetur zgjidhjen krizës gjashtëmujore politike në vend.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur të marrë pjesë në takimin me dyer të mbyllura që do të zhvillohet të hënën në orën 09:00, ndryshe nga udheheqësit e Vetëvendosjes dhe Nismës.

Përmes një komunikatë për mediat, Haradinaj e ka cilësuar izolim të kauzës së drejtë, e cila sipas tij duhet të depërtojë kudo, edhe në qarqet ndërkombëtare.Me herët,  nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Caushi e cilësoi vendimin e Haradinaj “një flirt politik me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën’”.

Caushi tha se: “Kushdo që shkon te presidentja është kundër protestës së 17 shkurtit”.

Për këtë protestë kanë rënë dakort të tre partitë opozitare. Kriza politike që ka hyrë në muajin e gjashtë, pasoi marrëveshjen me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi, për shënimin e vijës kufitare.

Tv Klan