Barcelona dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat e para që kanë siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. 

PSG u kualifikua pavarësisht humbjes 3-2 ndaj Aston Villas në Angli. Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë i mjaftoi parisienëve për të kaluar më tej. Aston Villa zhvilloi një ndeshje të madhe, por nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin. 

Në anën tjetër, Barcelona pati shumë vështirësi ndaj Borussia Dortmund, ku pësoi humbjen e parë për vitin 2025, me rezultatin 3-1. Guirassy realizoi një tripletë për gjermanët, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij.

Katalanasit iu falën fitores 4-0 në ndeshjen e parë, për të kaluar më tej. 

Tani, PSG dhe Barcelona presin të mësojnë kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale. /tvklan.al