Është kompletuar edhe raundi çerekfinalist i Euro 2020. Përballje interesante premton ky tur, i cili vendos kundër njëra-tjetrës skuadra që nuk ishin kuotuar për të shkuar deri në këtë pikë të Europianit. Surpriza e madhe është padyshim Ukraina, që eliminoi pas kohës shtesë Suedinë me shifrat e ngushta 2-1.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në fundin e shtesës së dytë shënoi Dovdyk. Në duelin e radhës e pret Anglia. Padyshim që një finale e parakohshme është ajo që do luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih mes Belgjikës dhe Italisë. Ndërkaq, shumë pak e kishte pritur që njëra mes Republikës Çeke dhe Danimarkës të shkonte në gjysmëfinale, verdikt që do vuloset në Baku.

Drithërima premton edhe dueli mes Zvicrës dhe Spanjës, dy kombëtare që e siguruan biletën për më tej vetëm pas kohës shtesë, madje helvetëve iu nevojiten edhe 11 metërshat për të eliminuar kampionët e Botës, Francën. Përballjet e raundit çerekfinal do luhen më 2 dhe 3 Korrik.

Klan News