Kualifikohen Vllaznia dhe Teuta

Vllaznia dhe Teuta plotësuan grupin e skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Superligës nuk toleruan kundërshtarët në takimet e dyta të 1/8-ave. Shkodranët barazuan 1-1 në ndeshjen ndaj Bylisit, por fitorja 2-0 në të parën bëri që Vllaznia të shkojë më tej.

Vllaznia sfidon në këtë tur Partizanin, një përballje që vendos përballë dy ekipe që garojnë  për vendet e larta të renditjes edhe në kampionat.

Ndërsa Teuta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”. Gruda shënoi golin e vetëm në këtë sfidë, duke mbajtur në lojë bregdetarët që do sfidojnë në çerekfinale Kukësin. Takimet e tjera janë Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Laçi. Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.

Tv Klan