Sezoni 2021-2022 sjell përballje interesante, duel City-PSG, Chelsea-jJve dhe Inter-Real

Janë përcaktuar 8 grupet e Champions League për sezonin 2021-2022.

Vëmendja do të jetë në Grupin A, ku do të ketë një betejë pasanikësh, mes Manchester City dhe PSG-së. Intersimi është i madh nga tifozët për të parë Leo Messin, ndërkohë që Liga e Kampioneve mund të dhurojë një duel mes tij dhe Cristiano Ronaldo, i cili është shumë afër transferimit te “Qytetarët”. Në Grupin A janë edhe skuadrat e Lajpcig dhe Klub Bruzh.

Mjaft interesant edhe Grupi B, ku bëjnë pjesë Liverpuli, Atletico Madrid, Milani dhe Porto.

Real Madridi ka gjetur Interin, Shahtjorin dhe Sheriff Tiraspolin në Grupin D, ndërkohë që Grupi E do të dhurojë një përballje të fortë mes Bajern Mynihut dhe Barcelonës.

Manchester United ka kundër Villarealin, rivalen në finalen e Ligës së Evropës në sezonin e shkuar, e gjithashtu edhe Atalantën e Berat Xhimshitit dhe Young Boys në Grupin F.

Kampionët në fuqi të Chelsea rivalin më të fortë në Grupin H kanë Juventusin, ndërsa bëjnë pjesë edhe Zeniti dhe Malmo.

Grupi A: Manchester City, Paris Saint-Germain, RB Leipzig, Club Brugge.

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan.

Grupi C: Sporting Lisbona, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas.

Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakthar, Sheriff.

Grupi E: Bayern Munchen, Barcellona, Benfica, Dynamo Kiev.

Grupi F: Villarreal, Manchester United, Atalanta, Young Boys.

Grupi G: Lille, Siviglia, Salisburgo, Wolfsburg.

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo.

Klan News