Mançester United – Roma dhe Arsenal – Vilareal do te jene çiftet gjysme-finaliste te Europa Ligës. Ndeshjet e kthimit te çerekfinaleve nuk sollën surpriza.

Në Olimpiko- Roma barazoi 1-1 me Ajax por kishte fituar ndeshjen e pare dhe kaloi turin. Manchester United fitoi edhe ndeshjen e dytë me Granada po me rezultatin 2-0.

Arsenal pasi kishte barazuar 1-1 në fushën e vet me Slavia Praga, fitoi në transfertë 4-0.

Topçinjtë e Londrës do të përballen me Villareal, që fitoi sërish me Dinamo Zagreb. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhën më 29 Prill.

Tv Klan