Të dhënat në raportin e Transarency International

Nga 40 mijë qytetarë europianë të anketuar përmes një sondazhi të Transparency International rezulton se dy të tretat e tyre besojnë se korrupsioni është problem, ndërsa një pjesë e mirë thonë se pandemia e ka përkeqësuar situatën.

Sondazhi i “Barometri i Korrupsionit Global” ka dalë në përfundimin se 62% europianëve mendojnë se korrupsioni në qeveri është problem i madh në vendin e tyre. Ndërkohë një e treta e qytetarëve thonë se situata është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Sektori më i prekur nga ky fenomen sipas qytetareve është shëndetësia. Një pjesë e të anketuarve, rreth 6% thonë se kanë dhënë ryshfet në sektorin e shëndetësisë, ndërsa rreth 30% kanë përdorur njohjet personale për të marrë kujdes mjekësor.

BE konsiderohet si hapesirë e integritetit, por këto gjetje tregojnë se vendet në mbarë rajonin mbeten të rrezikuara nga efektet e korrupsionit”, tha kryetarja e Transparency International, Delia Ferreira Rubio.

Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se kompanitë e mëdha në të shumicën e rasteve i shmangin tatimet, duke vënë në lojë ryshfetin dhe lidhjet që kanë për të siguruar kontrata.

Tv Klan