Përcillet ikona e valles, Lili Cingu


Përcillet ikona e valles, Lili Cingu

15:58 06/02/2024

“Nderi i Kombit” u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare

Këto ishin duartrokitjet e fundit për valltaren ikonë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore, Liljana Cingu. Familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e artistes e nderuan për të fundit herë në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, aty ku Liljana dhe gjithë vitet e jetës me mjeshtri dhe përkushtim ndaj traditës së vendit.

Vallja ishte motivi i jetës së Lili Cingut dhe këtë na e dëshmon dhe nipi i saj teksa rrëfen momentet e fundit të mbretëreshës së valles. Ndërsa për kolegët me të cilën ndau skenën, ikja e saj ka lënë një boshllëk për skenën e valleve, teksa edhe projektet e saj të lënë në gjysmë zotohen t’i përmbushin.

Për të nderuar figurën dhe kontributin e dhënë edhe jashtë Shqipërisë nuk mungoi as Ansambli Shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 

Liljana Cingu u nda nga jeta në moshën 740vjeçare, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rendë. Më shumë se 30 vite dhe mbi 200 valle numëron në karrierën e saj, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticione të rëndësishme jashtë vendit, ku janë nderuar edhe me çmimet e para.

Tv Klan









Të ngjashme