Koronavirusi veniti ceremoninë mortore të Gëzim Krujës

Përhapja e koronavirusit nuk i ka lënë qytetarët t’i japin lamtumirën e fundit ikonës së humorit shqiptar, Gëzim Krujës. Kanë qenë vetëm familjarët të cilët e kanë përcjellë atë për në banesën e fundit, jo me shumë nderime siç e meritonte për shkak të izolimit që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë.

Humoristi i mirënjohur u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 80-vjeçare pasi vuante nga disa sëmundje. Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike la pas gjithashtu edhe një trashëgimi të vyer artistike.

I lindur në 1939 në Shkodër, karrierën e tij humoristike do ta niste që kur ishte ende fëmijë. Fillimet e veta i pari në estradën amatore që kur ai ishte ushtar në 1958. Gëzim Kruja u aktivizua më pas rreth vitin 1960 në estradën profesionale të Shkodrës aty ku do bënte më pas edhe emër në kulturën shqiptare. Ai ka interpretuar mbi një mijë role të ndryshme në 52 vite.

Mjeshtri Gëzim Kruja shquhet edhe për një prodhimtari të madhe krijuese, sidomos në gjininë e humorit. Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitale, 2 libra me monologë gazmor si dhe mbi 250 skeçe, monologje, gazmore, parodi, por edhe dy skenarë filmash televiziv.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Klan Plus