Ish-ministri Dritan Prifti u përcoll sot për në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Muzeun Kombëtar.

Miq, të afërm dhe kolegë u shprehën ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dritan Priftit.

Prifti u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën  49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në gjak.

Edhe pse kishte marrë trajtim mjekësor më të specilizuar në Itali dhe Gjermani, ato nuk rezultuan efikase.

Tv Klan