Dhjetra mijëra njerëz mbushën rrugët e Luisville, në Kentaki, me rastin e funeralit të legjendës së boksit Mohamed Ali, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 74 – vjeçare.

Ceremonia e lamtumirës së Mohamed Ali nisi nga banesa e tij dhe ndaloi në disa nga vendet që kanë shënjuar jetën dhe karrierën boksierit më të madh të të gjitha kohërave.

Në anët e rrugës, rradhë të gjata njerëzish thërrisnin emrin e tij.

ali-funeral1

Personazhe të njohur nga e gjithë bota morën pjesë në funeralin e Ali. Aktori Uill Smith, ish – kampionët e botës në boks, Majk Tajson e Lenoks Ljuis, apo ish – presidenti amerikan, Bill Klinton. Mungoi presidenti i SHBA -ve, Barak Obama ndërsa nuk munguan edhe incidentet.

Presidenti turk Erdoan u largua pasi u ndje i fyer nga organizatorët. Ende nuk dihet me saktësi çfarë ka ndodhur, por mediat e huaja shkruajnë se atij nuk iu lejua të shoqërojë nga afër trupin e Mohamed Ali, ndërsa mediat turke shkruajnë se Erdoanit nuk iu dha e drejta të mbajë fjalim.

Tv Klan