Në funeral marrin pjesë vetëm 30 personat me të afërm të Dukës së Edinburgut

Prindi Philip, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare më 9 Prill, është përcjellë për në banesën e fundit. Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura morën pjesë në funeral, por për shkak të rregullave anti-covid, të pranishëm ishin vetëm 30 persona më të afërt të Dukës së Edinburgut.

Varrimi ceremonial mbretëror ka filluar pas një minutë heshtje kombëtare në orën 15:00 dhe u transmetua në mediat britanike. Planet e varrimit janë modifikuar për të marrë parasysh udhëzimet e shëndetit publik. 

Ceremonia e varrimit u bë tërësisht brenda ambienteve të kalasë Windsor në kishën e Saint George’s dhe nga publiku është kërkuar që të mos mblidhet atje ose në rezidencat e tjera mbretërore.

Në ceremoni ishin të pranishëm veç mbretëreshës Elisabet, të katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Dukës, Princi i Uellsit, Princesha Mbretërore, Duka i Jorkut dhe Earl of Wessex si dhe tetë nipërit e mbesat e tyre, por asnjë nga stërnipërit e tyre të rinj.

Klan News