Armela Segashi, 14 – vjeçarja e cila mbeti e vrarë të premten në sulmin me armë në Mynih, u përcoll për në banesën e fundit sot në Podujevë.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, si edhe zyrtarë të lartë të shtetit. Mes të pranishmëve ishte edhe babai i Dijamant Zabërgjës, një tjetër shqiptar i vrarë në Mynih.

varrimi-armeles

Përveç Naim Zabërgjës, edhe shumë familjarë të tjerë të Dijamantit morën pjesë në ketë ceremoni, përkrah familjes Segashi.

Armela Segashi së bashku me Djamant Zabargjën dhe Sabina Sulajn u vranë të premten në Mynih, në sulmin me armë të kryer nga 18 – vjeçari gjermano – iranian, Ali Sonboli, i cili vrau 9 persona dhe më pas u vetëvra.

Tv Klan