Trupi i pajetë i 25 – vjeçares Elidona Demiraj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Angli, mbërriti dje në Shqipëri.

Sot, miq, familjarë e njerëz të dashur kanë marrë pjesë në ceremoninë motrore të mbajtur në vendlindjen e saj, në Tropojë.

Dhimbjen për humbjen e Elidonës, përveç babait të së ndjerës, Halil Demiraj, e ka përcjellë edhe vëllai i saj Bledi Demiraj, i cili ka dedikuar disa fjalë tepër prekëse.

bledi-elidona

Bledi Demiraj me motrën e tij, Elidona Demiraj

“Dona ime e shtrejtë… Dua të shkruaj për ty, por si? Nga të filloj? Ku të mbaroj ???! 25 vjet i pate jetë, por kujtimet e një engjëlli si ti Donushe, do t’më përcjellin përjetë… Shumë vlera të larta ti ke pas, si në kulturë e edukatë. E kur e mendoj se ngushllimet me vijnë për ty, nuk më duket ndryshe, veç sikur e gjithë bota po mbjen përmbi … Tani më janë derdhur kujtimet në mendime, e më janë bërë lot, por ti se din se për ty lotojmë sot. Sa shumë jemi dasht, por jo me fjalë, gjithmonë me gjithë shpirt njëri – tjetrit ja kemi thanë … Si vllai me motrën kanë me than, por ma shum sa, e din veç Zoti i madh. Po tani ?!! Tani toka u tha … Ç’ka bën familja? Se ti e vdekur, edhe ajo u vra… 

Po pse kur ti jetoje që të tjerët ti lumturoje, që familjen ta gëzoje e rehatoje, pse për veten këtë radhë nuk mendove ?!! Ndoshta edhe do shpetojë! Por Zoti e ka ditë se s’ka qenë ai djal për ty edhe shpirtin ta ka marrë, n’dorën e tij mos me t’lanë … 

Vdiqe motër, por siç ka hije, me nder i le krejt ç’ka kie … Je viktimë e pabesisë, por je simbol i krenarisë … 

Motra ime u prefsh e qet e n’xhenet ishalla kemi me t’gjet, dheu yt qoft i lehtë … E ai që t’mori jetën ty, ai i pabesi, ai shpejt do t’ngordhi , nuk do tvdesi …”,

shkruan vëllai i saj Bledi Demiraj në rrjete sociale.

Vdekja tragjike e kësaj të reje, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Sensibilizim kundrejt Elidonës kanë ndarë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që kanë bërë homazhe për 25 – vjeçaren.

elidona-bashkeshorti

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, në profilin e saj në Facebook shkruajti se dhuna është jo njerëzore, se jeta është e shenjtë dhe është një dhuratë nga Zoti:

“Mbërrin në vendlindje trupi i pajetë i Elidona Demiraj, familja pret me dhimbje e trishtim të bijën e saj. Prostestë dhe trishtim ka sot në zemrën e çdo nëne e bijë tropojane dhe çdo familje. Dhuna është jo njerëzore, jeta është shenjtë, dhuratë e Zotit. Lutem që Zoti ta ketë pranuar si engjëll të vetin, e i dhëntë fprcë familjes së Halil Demiraj. I lehtë qoftë dheu i tokës që të rriti Elidona”,

shkruajti Deputetja Hajdarmataj në postimin e saj. /tvklan.al