Të tronditur e me lot në sy për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, qindra efektivë Policisë së Fierit i kanë dhënë lamtumirën e fundit 28-vjeçarit Novruz Cenalia, që rreth mesditës të së hënës u vra nga Azgan Mërneci.

Dhimbjes së familjarëve të efektivit të “Shqiponjave” iu bashkuan dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Gjatë homazheve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbajti një fjalim në nder të efektivit, Novruz Cenalia.

Teksa vlerësoi kontributin e 28-vjeçarit deri ditën e fundit të jetës, numri një i Policisë së Shtetit u zotua para familjes së Cenalisë për kapjen e autorit të vrasjes.

“Policia e Shtetit është zotuar dhe e angazhuar për të vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruzit. Ne nuk do të rreshtim asnjë sekond derisa drejtësia të ketë në dorën e saj kriminelin që shkeli armën mbi Novruzin”

Prej së hënës forcat e policisë, ato të sigurisë kombëtare dhe reparti Renea vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit, Azgan Mërnica.

“Jo krejt e paqenë. Nuk është rastësi”.

“Ishalla sa më shpejt e kapin atë vrasësin”.

Ky i fundit pas ngjarjes braktisi makinën me të cilën lëvizte dhe është larguar në këmbe me armën tip pistoletë me të cilën qëlloi për vdekje efektivin, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit.

Tv Klan