Del edhe emri i djalit të mbretëreshës Elizabeta e II

Merr tjetër rrjedhë skandali i abuzimeve seksuale me vajzat e mitura nga Jeffrey Epstein, pavarësisht vetëvrasjes së miliarderit amerikan, më 10 Gusht.

Viktimat e marrëzisë seksuale të Epstein dhe rrjetit të tij të ngushtë, dolën përpara gjykatës së New York për të rrëfyer historitë e tyre të dhimbshme.

Jeffrey Epstein

“Nuk bëhet fjalë mënyrën se si Jeffrey vdiq, por se si ai jetoi. Duhet t’i shkojmë deri në fund kësaj bashkë të gjithë që janë përfshirë në këtë”, u shpreh Virginia Giuffre, një prek akuzueseve të tij.

Virginia tha përpara gazetarëve se është sulmuar seksualisht edhe nga Princ Andrew, djali i vogël i Mbretëreshës Elizabeta II.

Princi Andrew

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka cilësuar një gabim miqësinë me Epstein. Vite më parë, ai është filmuar në këtë video duke përcjellë një grua nga porta e një banese të miliarderit amerikan.

Jeffrey Epstein u gjet i pajetë në qelinë e burgut, në pritje të procesit gjyqësor ku pritej të dënohej deri në 45 vjet për veprën penale të abuzimit seksual me të mitur.

66-vjeçari njihej si një nga njerëzit më me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe mik i afërt me ish-presidentin Bill Clinton dhe shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Tv Klan