Pezullohet nga detyra Besnik Daci, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15-vjeçarja e abuzuar në Babrru. Mësohet se drejtori do të pezullohet deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga organet kompetente.

Vetë Daci, i pyetur dy ditë më parë nga mediat, tha se prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës. Ai tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

65-vjeçari Abaz Dogu akuzohet se ka përdhunuar 15-vjeçare përmes shantazhit me publikimin e videove intime. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë janë edhe 20-vjeçari Klajdi Poçi, i cili po ashtu është akuzuar nga e mitura për përdhunim si dhe dy të rinj të tjerë. Gjykata vendosi dje t’i lërë në burg të katër të arrestuarit. 

Klan Plus