Avokati i 50-vjeçarit zbulon detajet e abuzimit seksual

Mediat greke raportojnë të tjera detaje tronditëse mbi abuzimin e adoleshentes nga i afërmi i familjes në Volos të Greqisë. 33-vjeçari Erion Pelivani, kishte abuzuar seksualisht me vajzën e kunatit, Fatmir Tarellarit, në shtëpinë e tyre.

Duke e konsideruar si pjesë të familjes, Tarellari nuk dyshonte që kunati i tij mund të abuzonte me të bijën. Avokati i tij ka deklaruar për mediat greke se përdhunimi i adoleshentes ka ndodhur brenda shtëpisë, ndërsa prindërit gjendeshin në punë, përveç vëllait të vogël katër vjeçar.

Vajza pa i përmendur emrin i ka rrëfyer të atit se ngacmimet seksuale kishin nisur që në moshën 9 vjeçare, ndërsa tre katër rastet e përdhunimit kishin ndodhur nga mosha 12-14 vjeç.

Pas insistimit të babait për të bërë kallëzim penal, e bija ka treguar se abuzuesi ishte pikërisht vëllai i bashkëshortes së dytë. Dhe si provë për këtë ishin mesazhet në telefon. Menjëherë Tarellari thuri planin për ekzekutimin e kunatit, të cilin e kreu në të martën, duke e qëlluar për vdekje me çifte.

Avokati thekson se fillimisht abuzimi u zbulua në zyrën e tij, kur Tarellari po bisedonte me të bijën 18-vjeçare për çështjen e pagesës së qirasë. Pelivani e shantazhonte adoleshenten që t’i jepte para, pasi në të kundërt do ti publikonte videot e fotot intime.

Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto me skena dhunimi. Aparati është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha videot.

Tv Klan