Gentjan Ruçi është i dashuri i vajzës 17-vjeçare në Sarandë që ka denoncuar babain e saj, fqinjin Bajram Tusha dhe dy persona të tjerë për përdhunim.

Që në fillim të muajt Mars të vitit 2020, Gentjan Ruçi qëndronte jashtë ambienteve të komisariatit kur 17-vjeçarja mbërriti aty nën shoqërinë e babait.

Me iniciativën e tij, ai ka kërkuar të dëshmojë para oficerit të policisë gjyqësore. Sipas kësaj dëshmie të zbardhur nga emisioni ‘Uniko’, ai ka pranuar se është në një lidhje me adoleshenten. 

Kjo lidhje nuk ka qenë e mirëpritur nga familja e saj. Me lejen e prindërve kam bashkëjetuar me vajzën 20 ditë. Në momentin që krijuam afrimitet, kuptova se tek vajza diçka nuk shkonte. Nga S.B. kam mësuar fakte se ajo ka qenë e shfrytëzuar seksualisht nga prindërit e saj dhe një shoku i babait të saj i quajtur Bajo Tusha. Sipas asaj që më ka thënë vajza, prindërit në këmbim të pagesës e lejonin që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me persona të tjerë”, thuhet në dëshminë e Gentjan Ruçit. /klanplus