Autori mohon krimin: E ka përdorur familja

Me kokën ulur është paraqitur në Gjykatën e Pogradecit, Blerim Bizgjoni, i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.

46-vjeçari nuk e ka pranuar krimin dhe gjykata ka vendosur arrest me burg për 40 ditë. Bizgjoni është shprehur se vajza po përdoret nga familja e saj dhe ai vetëm është kujdesur për të.

Avokati i Blerim Bizgjonit tha se ende nuk i është bërë ekspertiza vajzës së mitur, për të kuptuar nëse është përdhunuar. Blerim Bizgjoni u akuzua nga vajza e mitur se prej disa kohësh e përdhunonte me forcë, madje në disa raste e mbante të lidhur pranë banesës së tij.

13-vjeçarja jetonte tek shtëpia e Blerim Bizgjonit, pasi ishte shoqe me vajzën e dhunuesit të dyshuar. Familja e të miturës e kishte lejuar për shkak edhe të gjendje së vështirë ekonomike.

Nëna e 13-vjeçare kërkoi dënimin maksimal për fqinjin e saj.

Tv Klan