Ligor Biba është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga gjykata e Korçës, për përdhunimin e një 15-vjeçareje. 54-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecin u arrestua më 15 Tetor të vitit të shkuar, pasi e mitura bëri kallëzim ndaj tij.

Në muajin Mars po të vitit të shkuar, ai kishte shkuar në banesën e të miturës, të cilën e kishte fqinje dhe e kishte përdhunuar, duke e lënë edhe shtatzënë.

Fillimisht, babai i 4 fëmijëve i quajti sajesa akuzat ndaj tij dhe kërkoi që të bëhej testi i ADN-së për fëmijën. Ishte pikërisht ky test që tregoi se Biba ishte babai i foshnjes.

Pas rezultatit të ADN-së, 54-vjeçari e pranoi krimin dhe përfitoi uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për pasojë nga 7 vjet burg, ai u dënua përfundimisht me 4.8 vjet burg.

/tvklan.al