Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Devollit, pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras më datë 09.11.2013, ka abuzuar seksualisht me të miturën me inicialet K.Gj, e cila ishte nusja e djalit të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

/tvklan.al