Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e rëndë të një përdhunimi në Durrës. Ardian Qershija ka abuzuar seksualisht me vajzën me probleme mendore të bashkëjetueses së tij. Kjo ngjarje solli reagimin e ashpër të drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ai iu drejtua autorit të kësaj ngjarje të rëndë duke i thënë se është “bastardi më i madh që mund të ketë ky vend”.Nëse të njoh personalisht dije që do të të pështyj, por edhe të të rrah”, tha ndër të tjera Kodra i revoltuar.

“Të bashkëjetosh me një grua dhe ajo vajza që e ke pranuar që në fillim duhej trajtuar si të ishe vajzë e jotja more ça të thotë ty Saimiri. Bashkëjeton me nënë e saj dhe ke shfrytëzuar seksualisht vajzën, e pamundur mendërisht. S’di fare. Tashi o ke qenë në burg gjithë jetën, por nuk të tolerohet asgjë fare. E vetmja zgjidhje e di unë për ty, por që për momentin nuk i kam këtu ata shokët, i kam në Francë që të vinin e të merrshin… O Perëndi e madhe. Të të vijë zor nga vetja, të të vijë turp, dhe je bastardi më i madh, jo vetëm ti, por gjithë kjo kategoria jote. Je bastardi më i madh që mund të ketë ky vend. Nëse të njoh personalisht dije që do të të pështyj, por edhe të të rrah. Por mund të jemi në publik dhe nuk mund ta bëj se mund të më nxjerrin nëpër portale, por dije se do të të pështyj mirë. Pis burrë”, tha Kodra.

Emisioni “Stop” mësoi se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas çështja ka shkuar në Prokurori, pro brenda 3 ditëve është liruar. Shkak është bërë një tërheqje denoncimi që ka bërë e ëma  dhe infektimi me Covid i prokurorit të çështjes. Megjithatë ky i fundit siguroi se sapo të kthehet në punë do e arrestojë Qershijën dhe nuk e ka marrë për bazë tërheqjen e kallëzimit që ka bërë gruaja.  /tvklan.al