Të gjithë përdoruesit e shfletuesit të internetit (browser) Google Chrome duhet të sigurohen që janë duke përdorur versionin e fundit të këtij programi.

Gjigandi teknologjik Google nuk ka dhënë shumë detaje rreth problemeve që kanë shfaqur versionet e mëparshme, por kanë nxjerrë menjëherë përditësimin të cilin rekomandojnë ta bëni sa më parë përpara se të jetë tepër vonë.

Me versionet e vjetra është më e lehtë për kriminelët e kibernetikës të thyejnë nivelet e sigurisë dhe të marrin të dhëna nga përdoruesit.

“Aksesi në versionet e vjetra Chrome mund të jetë i kufizuar tek disa përdorues deri në zgjidhjen e problemeve” ka thënë një përfaqësues i Google. /tvklan.al