Gjatë orëve të natës, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka realizuar kontrolle në pikat problematike dhe “njollat e zeza” të akseve rrugore në Tiranë.

Kontrollet kanë qenë të fokusuara në shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.

Gjatë këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 7 persona.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, ndalimin e përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike gjatë drejtimit të mjetit!

/tvklan.al