Rreziku i abortit në shtatzani si pasojë e alkoolit rritet te paktën me 8% çdo javë. Sipas përllogaritjeve të kryera nga kërkuesit e Universitetit Vanderbilt, për çdo javë që një grua shtatzënë konsumon alkool, mes javës së 5-10, risku i abortit spontan rritet me 8%.

Në kërkim është analizuar momenti, sasia dhe lloji i alkoolit të konsumuar gjatë shtatzanisë, dhe sesi këta faktorë janë të lidhur me rrezikun e abortit në 20 javët e para.

Impakti i alkiolit është më i lartë në 9 javët e para, dhe nuk ka rëndësi nëse gruaja në këtë rast gjatë kësaj kohe ka konsumuar më pak se një gotë apo më shumë se 4 të tilla në një javë.

Sipas një prej autorëve të studimit të kryer në mbi 5400 gra, të mos konsumosh alkool në periudhën kur një çift përpiqet të bëjë një fëmijë, apo gjatë shtatzanisë, është e këshillueshme.

Edhe nëse deri më sot sasi të vogla janë konsideruar si të sigurta, studimi i fundit tregon se në fakt alkooli mund të rrisë dukshëm rreziqet për aborte spontane.

Klan Plus