Luftëtarët peshmergë kurdë po përballen me armët kimike të Shtetit Islamik në Irak. Në një raportim ekskluziv të Euronews, luftëtarët peshmerga në fshatin “Sulltan Abdullah”, në Juglindje të Mosulit tregojnë se si predhat dhe minat e Shtetit Islamik janë mbushura me gaz mustard.

Komandanti i tyre, Mohamed Asad thotë se “në prani të ekspertëve ndërkombëtar kemi dëshmuar se ky vend është bombarduar me armë kimike, më shumë se katër herë”.  Ai tregon se ngjarja më e rëndë e përdorimit të predhave me agjentë kimikë, u regjistrua vitin e kaluar”.

Kampi i tyre ushtarak është 1.5 km nga vendi ku ndodhen militantët e Shtetit Islamik. Peshmergat kurdë janë mësuar tashmë, me taktikat e ISIS -it, përfshirë sulmet e befasishme natën, lëvizjet në tunele për përforcime, si dhe çarqet artizanale me eksploziv.

Ata kanë mundur të rimarrin pjesën më të madhe të fshatarave përreth Mosulit dhe qëllimi i tyre është të vënë nën kontroll kufijtë dhe t’u garantojnë mbështetje trupave irakiane për të avancuar në këtë qytet.

ad.he/Tv Klan