Përdorimi i kufjeve për të dëgjuar muzikë është i dëmshëm. Një studim i kryer mbi efektin e tyre ka zbuluar se mbajtja sistematike e këtyre pajisjeve çon në dëmtim të parikuperueshëm të dëgjimit.

Mjekët otorino laringologë thonë se përdorimi i kufjeve shkakton lodhje të veshit.

Mjekët thonë se rënia e nivelit të dëgjimit nis pas të 40-tave, por aktualisht shumica e pacientëve me këtë problem janë 20 vjeç. Krahas uljes së dëgjimit, zhurmat e vazhdueshme shkaktojnë stres e madje edhe neuroza.

Tv Klan