Rreth 4 miliardë njerëz në botë kurohen nga bimët, ose më saktë me medikamente që kanë si bazë substancat vegjetale. Aktualisht mendohet se janë 420 mijë lloje bimësh mbi të cilat ka njohuri të kufizuara nga komuniteti shkencor dhe ndër to nga bota mjekësore përdoren vetëm 35 mijë.

Të dhënat raportohen nga OBSH. Bëhet e ditur se 80 % e medikamenteve antimikrobike, kardiovaskulare dhe antitumorale, që përdoren në mjekësinë perëndimore, përmbajnë 1 ose më shumë substanca që mbërrijnë nga bimët ose janë prodhuar në mënyrë sintetike prej tyre.

Megjithatë mjekët dhe kërkuesit e sektorit theksojnë se përdorimi gjithnjë e më i gjerë i produkteve natyrale me origjinë të ndryshme, sjell nevojën për një kontroll më efikas për të vlerësuar drejt efikasitetin e tyre dhe efektet e mundshme kolaterale. Sipas tyre, kontrollet nga institucionet janë të domosdoshme veçanërisht mbi cilësinë e produkteve që hidhen në treg.

Klan Plus