Konsumimi i shpeshtë i kokainës apo i drogërave të tjera të forta si heroina dhe metamfetamina, mund t’ju lënë të verbër.

Në këtë rezultat ka dalë një studim i kryer nga Universiteti Carbondale në Illinois. Në studim u përfshinë 106 persona personel ushtarak amerikan aktivë dhe veteranë, si dhe 1572 civilë.

Nga studimi u mësua se ata që shërbejnë në ushtri janë më të prirur për të konsumuar këto drogëra të forta se sa civilët. Po kështu, ushtarakët në shërbim ose veteranë që konsumonin kokainë, kishin më shumë të ngjarë të raportonin për humbje të shikimit ose verbëri totale.

Studiuesit thanë se kjo ndodh për shkak të përdorimit të tepërt të kokainës për një periudhë relativisht të gjatë. Ky studim është botuar në revistën mjekësore ushtarake “BMJ Military Health”. /tvklan.al