Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi policia zbuloi se lokalin e tij e kishte përshtatur për të shitur drogë. Elton Duraj u vu në pranga pas hetimeve 2-mujore kur u siguruan prova se në ambientet e lokalit në lagjen “29 Nëntori” shitej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme, u sekuestruan 1 kg e 140 gram rara kanabisi të cilat 36-vjeçari do t’i shiste me qëllim kultivimin e tyre. Po kështu u gjetën edhe 650 gram kanabis e bërë gati për t’u ndarë në doza.

Policia sekuestroi edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet. 

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.  /tvklan.al