Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat janë potencialisht të rrezikshme.

Sipas tyre, këto aplikacione që pretendohet se shërbejnë si Antivirus, gjenden lehtësisht në Play Store dhe janë shkarkuar në miliona celularë. Ekspertët thonë se këto aplikacione mund të dëmtojnë më shumë pajisjen tuaj se sa ta mbrojnë.

Këto aplikacione janë shumë të njohura dhe potencialisht të rrezikshme për arsye se u kërkojnë përdoruesve shumë akses që realisht nuk ju duhet”, shpjegon Jan Youngren.

Edhe pse disa prej këtyre aplikacioneve janë penalizuar në të kaluarën për shkak të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve, vazhdojnë të jenë në Play Store, dhe janë instaluar në më shumë se 2 miliardë pajisje.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit që të jenë më të kujdesshëm me aplikacionet që shkarkojnë në smartphone dhe të mos u japin akses të madh.

Më poshtë, aplikacionet Antivirus potencialisht të dëmshme për përdoruesit e Android:

Security Master

Virus Cleaner

Antivirus Free 2019

360 Security

Virus Cleaner 2019

Super Phone Cleaner

360 Security Lite

Super Cleaner

Clean Master

Super Security

Antivirus Free

/tvklan.al