Në rrezik siguria e WhatsApp. Sipas një njoftimi të kompanisë së Zuckerberg, aplikacioni që numëron 1.5 miliardë përdorues aktivë në muaj, mund të kompromentohet nga një “file Mp4”, që mbërrin me mesazh. Problemi klasifikohet si kritik dhe këshillohet të përditësohet aplikacioni në versionin e tij të fundit, 2.19.244.

Në telefonin e marrësit mbërrin një file që përmban një këngë apo një video. Në momentin që hapet, atëherë një “spyware” ose “software” spiun hyn në celular dhe merr kontrollin. Arrin të përgjojë telefonata, mesazhe dhe mund të vjedhë të dhëna, foto, e-mail, bitcoin, por edhe mund të sillet si përdoruesi real duke dërguar mesazhe, foto e e-mail.

Nga ky virus mund të sulmohen versionet para 2.19.274 për android dhe 2.19.100 për IOS, apo 2.18.368 për Windoës Phone.

Kompania këshillon që me një kalim të thjeshtë mund të përditësohet aplikacioni në versionin e tij të fundit që përmban edhe një korrektim mbi sigurinë, dhe gjithashtu këshillohet që mos të hapen dokumente me muzikë që mbërrijnë nga burime të panjohura.

Klan Plus