Vendimi erdhi me shpresën për t’i dhëne fund luftës kundër pandemisë së Covid-19

Një statujë që përfaqëson një perëndeshë budiste në Japoni tanimë ka marrë një tjetër pamje.

Punëtorët i kanë vendosur asaj një maskë, me shpresën për t’i dhënë fund luftës së pandemisë Covid-19.

U deshën tre orë për t’i vënë perëndeshës maskën për të cilën u përdorën litarë. Perëndesha budiste Kannon në Japoni përfaqëson perëndeshën e  Mëshirës, 57 m e lartë dhe e pozicionuar në tempullin Houkokuji Aizu Betsuin në Prefekturën Fukushima.

Ata më pas shpalosën maskën e bërë me pëlhurë rozë dhe peshë 35 kg përgjatë gjysmës së poshtme të fytyrës së statujës. Statuja është  ndërtuar 33 vjet më parë. Njerëzit vizitojnë statujën, e cila mban një foshnjë, luten për lindjen e sigurt të  tyre dhe kërkojnë bekime për të sapolindurit.

Menaxheri i tempullit Takaomi Horigane është shprehur se ky vendim për restaurimin e statujës erdhi pasi ajo u dëmtua në një tërmet në shkurt. Horigane tha se ata planifikojnë ta mbajnë maskën në statujë derisa situata COVID-19 të jetë nën kontroll në Japoni.

Klan News