Flaket djegin sipërfaqe të tëra në Oregon, Kaliforni dhe Nevada, vala e nxehtësisë vijon të mbetet në fuqi

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë nën pushtetin e temperaturave rekord si dhe zjarreve të fuqishme.

Oregoni është shteti i radhës që po përballet me vatra zjarri, ndikuar gjithnjë e më shumë nga thatësira. Flakët goditën edhe rrjetin e energjisë qe lidh Oregonin me Kaliforninë, duke shqetësuar zyrtarët në të dy shtetet se energjia elektrike mund të hiqet në mijëra shtëpi dhe biznese.

Tashmë në Oregon janë  djegur në më shumë se 153,000 hektarë rreth Pyllit Kombëtar Fremont-Ëinema si dhe disa shtepi. Ekipet kanë bërë pak progres duke përmbajtur flakët. Meteorologët kanë deklaruar se paralajmërimet për një valë ekstreme të nxehtësisë do të mbetet në fuqi nga Kalifornia deri në Utah duke shënuar temperatura rekord.

Agjencia që administron rrjetin elektrik të Kalifornisë lëshoi ​​një alarm duke u bërë thirrje banorëve të kursenin e energjisë midis orës 4 pasdite dhe deri në orën 21:00.

Qindra banorë në zonën Klamath Falls, në pjesën jug-qëndrore të Oregonit janë urdhëruar që të evakuohen. Përgjatë kufirit të Kalifornisë me Nevadën, zjarri që përfshiu kompleksin Beckwourth dogji rreth 89,600 hektarë.

Në Arizona, autoritetet federale po hetojnë rrëzimin e një aeroplani të vogël ndërsa vëzhgonte një zjarr në pjesën veriperëndimore të shtetit, duke vrarë të dy anëtarët e ekuipazhit. Zjarri ka djegur 75 % të sipërfaqes së tokës.

Klan News