74-vjeçari nuk kishte rival në zgjedhje, fiton mandatin e gjashtë

Florentino Perez do jetë president i Real Madrid dhe për katër vitet e ardhshme. Lajmi bëhët i ditur nga mediat spanjolle, të cilat konfirmojnë se Perez nuk ka pasur rival për zgjedhjet presidenciale në klub dhe për këtë, do mbajë mandatin deri në vitin 2025.

Kjo do jetë hera e 6-të që 74-vjeçari zgjidhet në krye të klubit 13 herë kampion të Europës, ku pesë prej tyre i ka fituar pa një rival përballë.

Perez e mori drejtimin e Real Madrid në vitin 2000, kur sfidoi presidentin në largim Lorenzo Sanz duke premtuar gjatë fushatës elektorale blerjen e Luis Figo, kampionit të Barcelonës i cili zbarkoi me përpikëri në Santiago Bernabeu pasi Perez u zgjodh. 

Që atëherë, Reali në drejtimin e Perez ka fituar gjithçka, ndërsa në përbërjë ka pasur emrat nga më të rëndësishëm të futbollit të shkuar dhe atij aktual, ku vlen të theksohet blerja e portugezit, Cristiano Ronaldo.

Klan News