“UEFA bëri presion të paprecedentë, gjobiten klubet që largohen”

Florentino Perez nuk dorëzohet të heq dorë nga krijimi i Superligës Europiane. Presidenti i Real Madrid e ka mohuar shpërbërjen e grupit themelues të saj.

“Superliga nuk ka vdekur. Juventus dhe Milan janë ende pjesë e grupit, skuadrat angleze janë sërish pjesë e jona. Për t’u larguar klubet themeluese duhet të paguajnë një gjobë të majme”, u shpreh Perez.

Në intervistën e tij në një radio spanjolle, Perez ka komentuar edhe presionin e madh të shkaktuar nga UEFA.

“Ata donin të na vrisnin, sikur të kishim hedhur një bombë atomike. Në jetën time nuk kisha parë kaq shumë agresion nga njerëz që nuk duan të humbin privilegjet e tyre”, tha Perez.

Superliga Europiane ishte parashikuar të niste ‘jetën’ e saj në gusht të këtij viti, por presioni i madh i FIFA-s dhe UEFA-s detyroi klubet themeluese që të tërhiqen për të rimodeluar formatin e turneut që do diskutohet mes 20 skuadrave.

Klan News